Ridvan Berisha e Milaim Zeka të paprekshëm ndaj ligjit/ Hoxha i reagon drejtorit të RTK-së

Aktuale

Ridvan Berisha e Milaim Zeka të paprekshëm ndaj ligjit/ Hoxha i reagon drejtorit të RTK-së

Nga: M.L. Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:51
Fadil Hoxha

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha ka reaguar pasi drejtori i RTK-së, Festim Kabashi ka iniciuar procedurë disiplinore kundër gazetarit Blerim Haxhiaj me arsyetimin se ka marr pjesë në cilësinë e opinionistit në mediat tjera.

Hoxha në një postim në Facebook përmendi disa emra të gazetarëve të tjerë, që shfaqen çdo ditë në ekran dhe drejtori Kabashi me bashkëpunëtorët e tij heshtin.

Ai ka përmendur emrat e Milaim Zekës e Ridvan Berishës, që në paraqitjet e tyre më shumë fyejnë sesa që flasin në interes të publikut.

Postimi i plotë:

Drejtori i RTK-së, Festim Kabashi paska inicuar sot procedurë disiplinore kundër gazetarit Blerim Haxhiaj me arsyetimin se ka marr pjesë në cilësinë e opinionistit në mediat tjera.

Paramendoni, çdo dite i shohim në ekran Milaim Zeken, Ridvan Berishen, Ernest Lumen, Mufail Limanin, etj. e Festimi me bashkëpunëtoret e tij heshtin.

Madje opinionet e Ridvan Berishes i publikojnë ne uebin e RTK-se.

E Blerimi pse ka dhënë opinionin e tij për zhvillimet në Shqipëri, duhet te sanksionohet përderisa Ridvani e Milaimi, të cilët më shumë fyejnë se sa flasin diçka në interes të publikut vazhdojnë të jenë të paprekshëm ndaj ligjit.

Ky është selektiviteti që është aplikuar me vite në Transmetuesin Publik.

Unë nesër do te jem personalisht në komisionin disiplinor për me pa qysh po trajtohet ky rast.

Mire është edhe Festimi me ardhë vet që ta argumentoje këtë inicim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat