Varianti Omicron prek edhe gratë shtatzana në Gjinekologji, kjo është gjendja e tyre

Aktuale

Varianti Omicron prek edhe gratë shtatzana në Gjinekologji, kjo është gjendja e tyre

Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:31
Foto-ilustrim

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili, ka thënë se në këtë Klinikë janë të hospitalizuara 6 paciente me Covid-19.

Ismaili tha se për momentin janë 251 paciente shtatzëna, ndërsa pjesa tjetër janë raste gjinekologjike.

“Në Klinikë e Gjinekologjisë janë të hospitalizuar 6 paciente të verifikuara covid pozitiv. Gjendja e tyre është stabile. Nuk kemi raste të vdekjeve. Mbetet të verifikohen nëse ka me variantin Omicron. Situata është stabile.

Për momentin i kemi 251 paciente të hospitalizuara një pjesë e tyre janë shtatzëna, pjesa tjetër raste gjinekologjike”, ka thënë ai për EO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat