​Gashi: Kurti një politikan akrobat që ka shndërruar Kosovën në një cirk terri

Aktuale

​Gashi: Kurti një politikan akrobat që ka shndërruar Kosovën në një cirk terri

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:14
Arben Gashi

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka akuzuar Qeverinë aktuale se po kërcënon qytetarët për rritjen e çmimit të rrymës rreth 300 për qind.

Deputeti Gashi në seancën parlamentare theksoi se kryeministri Kurti është shndërruar në një politikan akrobat dhe e ka shndërruar vendin në një cirk terri.

Gashi: Kurti një politikan akrobat që ka shndërruar Kosovën në një cirk terri

“Sot qytetarët e Kosovës po përballen me një krizë të jashtëzakonshme dhe me një kërcënim nga Qeveria për rritjen e çmimit të energjisë rreth 300 për qind. Para një viti kryeministri i sotëm e projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror. Kishte krijuar përshtypjen për vete që bota ishte në pritje të tij, e tani kur ka kaluar një vit as nuk është shndërruar në një politikan botëror, por u shndërrua në thelb të një politikani i cili prodhon përditë probleme për vendin e tij. Një politikan akrobat që ka shndërruar Kosovën në një cirk terri, duke shfaqur paaftësinë e tij qeverisëse. Kryeministër ti refuzove rementon, ti refuzove blerjen e energjisë eklektike gjatë verës, ti refuzove gazin amerikan dhe nuk ofrove asnjë zgjidhje. Sot del dhe ankohesh se qeveritë e më hershme kanë fajin, pajtohem që pjesërisht fajin e kanë edhe qeveritë e më hershme. Kryetarja e Grupit ton parlamentar del dhe akuzon qeveritë paraprake dhe kanë faj në distribucion, kanë faj në privatizim dhe energjetikë, kur vet ka qenë në krye të atyre punëve”, theksoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat