Këto janë masat anti-Covid që priten të merren

Aktuale

Këto janë masat anti-Covid që priten të merren

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:41
Ilustrim

Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës epidemiologjike është duke shqyrtuar masat e reja antikoronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, në Info Magazine, ka dhënë detaje se çka në fakt po diskutohet dhe propozohet nga ky trup institucional.

”Disa prej propozimeve kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të lëvizjes, ku deri tani kufizimi ka qenë prej orës 24.00 deri në ora 05.00 të mëngjesit, e ky orar mund të zgjatet për dy orë. Kjo nënkupton automatikisht që edhe sektori i gastronomisë duhet ta shkurtojë orarin e punës”.

”Stafi joesencial do të kryejë punë nga distanca, përjashtuar atyre esencial që do të detyrohen të dalin në vendin e punës, e kështu do të jenë disa masa që do ta vazhdojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit”.

Ndërkaq sa i përket ankesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës, se nuk janë ftuar nga qeveria dhe komitetet për vlerësimin e situatës epidemiologjike, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë sqaroi se si ka rrjedhë procedura.

”Në këtë kuptim nuk jemi as shtet i madh, as të shkëputur me njëri-tjetrin sa për të mos e ditur se çka po vendos qeveria. Dhe e dini që vendimet e qeverisë vlejnë për të gjitha nivelet, por natyrisht bashkëpunimi gjithmonë është i mirëpritur dhe natyrisht Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë derë e mbyllur asnjëherë për asnjë institucion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat