Timoti Les paralajmëron pasoja pas injorimit të shteteve të Quintit që bëri Kosova

Aktuale

Timoti Les paralajmëron pasoja pas injorimit të shteteve të Quintit që bëri Kosova

Nga: F. B. Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:06
Timoti Les

Analisti Timoti Les konsideron se vendimi i Kosovës të injoroj kërkesat e vendeve të Quintit rreth referendumit në Serbi, mbase mund të ketë pasoja afatgjate.

Ligjëruesi i Universitetit të Kembrixhit tha se “ishte e pritshme që Prishtina të ndaloj mbajtjen e referendumit, por ky episod tregoi kufirin e autoritetit të perëndimit”, ndërsa rreth prillit përsëri përgjigja do të jetë votim me postë apo përmes zyrës ndërlidhëse, deklaroi ai për “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

"Ndoshta Kuinti do ishte më mirë të mos vendoste kërkesa që nuk mund të përmbushin”, tha Les dhe shtoi se qëndrimi i Prishtinës hodhi hije të errtë në qeverinë e Kosovës, që mund ta largoj nga perëndimi.

Les konsideron se bashkësia ndërkombëtare ka edhe nuk ka kapacitet për të ndikuar te Kurti.

Nga njëra anë BE edhe ShBA kanë leva që mund të i tërheqin kurdo nëse duan, negative si tërheqja nga projekti, tërheqja nga procesi bisedues me Serbinë, tërheqja e forcave amerikan apo dhënia e ndihmave, liberalizimi i vizave edhe ndoshta anëtarësimi në NATO.

"Nga ana tjetër Kurti dhe Vetëvendosja nuk lëndohen në çështjen e korrupsionit, që do të thotë nuk mund shfrytëzohet nga ShBA për sanksione. ShBA mund të rrëzojnë qeverinë dhe të gjejnë alternativa, por për shkak përfaqësimit të madh të saj në Kuvend nuk do mund të gjente partner që lëshon pe në partitë e tanishme”, tha Les.

Lidhur me zgjedhjet serbe në prill dhe detyrimin nga perëndimi, Les tha “si duket në gjasat për prill janë sikur të javës që shkoi – votim përmes postës dhe zyrës ndërlidhëse, jo më shumë”, tha ai

Rrethanat e fundit do ndikojnë në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit, por nuk mund të ndryshojnë margjinat nëse merret parasysh kuptimi në perëndim se Prishtina në çështjen e raporteve me Serbinë nuk sillet  me qëllime të mira.

Sigurisht BE edhe ShBA do tentojnë për organizimin e raundit të ri të dialogut.

“Ndoshta Vuçiq e Kurti takohen, por nuk shoh gjasa për përparim në të ardhmen e afërme sepse Prishtina nuk ka çka të i ofrojë Serbisë si kompensim për humbjen e Kosovës", tha Les.

Duke komentuar të dërguarit për Ballkan dhe ambasadorët e rinj në Serbi, BeH edhe Kosovë nga ShBA, Les tha se “ShBA definitiv po kthehen në Ballkan sipas kursit të planifikuar përkatësisht modernizimin dhe integrimin e regjionit në taborin perëndimit, një nga format është emërimi i ambasadorëve dhe të dërguarve”, tha ai.

Përpjekjet e këtilla të ShBA nuk do thotë se do të japin fryt.

“Aktorët lokal si serbët e boshnjakët në BeH dhe shqiptarët në Kosovë kundërshtojnë agjendën politike të Uashingtonit, BE heziton integrimin e Ballkanit, që nuk përbën zgjidhje afatgjate të SHba-ve për regjionin. Në ndërkohë ShBA janë të kufizuar nga problemet tjera ndërkombëtare që e kufizojnë në kohë, energji dhe resurse për të u përkushtuar në Ballkan dhe dobësia e administratës Biden në ShBA”, tha Les.

Les supozon se ShBA do ia dalin të mbajnë vijën territoriale në çështjet e Ballkanit, para së gjithave ndalimin e serbëve boshnjak por do angazhohet në realizimin qëllimeve strategjike si modernizimi dhe integrimi i regjionit në BE, zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe neutralizimin e ndikimit të Kinës edhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat