Bekteshi përkujton Rugovën: Ju luftuat për paqe, por krijuat një ushtri

Aktuale

Bekteshi përkujton Rugovën: Ju luftuat për paqe, por krijuat një ushtri

Nga: M.L. Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:03
Z. Ramazan Bekteshi dhe Presidenti Rugova

Publicisti dhe veprimtari nga SHBA, Ramazan Bekteshi përkujtoi sot në 16 vjetorin e shkuarjes në amshim Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Në një postim në Facebook Bekteshi ka shkruar se presidenti Rugova, ndërkombëtarizimin e shtetit e bëri në mënyrë profetike.

Ai ka thënë se misioni i Rugovës për pavarësi tashmë është një mision i përmbushur.

Postimi i plotë:

-Lideri ynë, ju nuk ishit filozof por veprat i kishit filozofike, derisa ndërkombëtarizimin e shtetit e bëtë gati në mënyrë profetike.

-Ju luftuat për paqe por krijuat një ushtri, trimat e së cilës ranë në fushëbetejë, disa nga forcat okupatore e disa nga dora e tradhtarëve.

-Ju, grindjeve, kritikave dhe kërcënimeve u përgjigjët me buzëqeshje, e atentateve me paqe.

-Misioni i juaj ishte pavarësia, një mision i përmbushur. Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat