Adriatik Kelmendi reagon ashpër pasi Qeveria riktheu orën policore: Çfarë hajva…

Aktuale

Adriatik Kelmendi reagon ashpër pasi Qeveria riktheu orën policore: Çfarë hajva…

Nga: A.ZH Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:01
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar ashpër pas shtrëngimit të masave anti-Covid në Kosovë.

Ai ka kritikuar Qeverinë, e cila ka kthyer orën policore nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nuk sjell ndryshim ora policore nga koha kur infektoheshin 10 persona në ditë dhe tani rreth 3 mijë persona.

Reagimi i tij në Facebook:

Çfarë hajva… bre (mos ta përdori një fjalë më të rëndë). 

Si e parandalon virusin ora policore?!!! 

10 veta në ditë infektoheshin deri para dy javësh me orë policore, rreth 3000 tash me orë policore! Çfarë ndryshimi po sjellka?! Mos i maltretoni policët dhe qytetarët në hall.

Debi…zëm (mos ta përdori një fjalë më të rëndë).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat