Analisti nga Amerika flet me emra, këta politikanë janë pro ndarjes së Kosovës – jep një paralajmërim

Aktuale

Analisti nga Amerika flet me emra, këta politikanë janë pro ndarjes së Kosovës – jep një paralajmërim

Nga: M.H. Më: 22 janar 2022 Në ora: 18:42
Hashim Thaçi

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi publikisht se janë pro ripërcaktimit të kufijve me Serbinë.

Lidhur me këtë, atij iu tha se kjo ngjason me pajtueshmërinë me idenë e ish-presidentit Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve.

Po, mund ta reduktoni edhe ashtu, s’është problem, sepse kjo ide është edhe më e vjetër se Thaçi, është më e vjetër edhe se dikush tjetër. Nuk e kam problem”.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se për këtë ide të Molliqaj mund të I bashkangjitet Rama, Haxhiu dhe Vuçiq, mirëpo se është në dëm të vendit.

Sipas tij, veriu i Kosovës ka qenë gjithmonë synim i Serbisë pasi ajo e di se sa vlerë të madhe ka ajo pjesë e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Profesori thekson që të gjith duhet të jemi kundër një ndarje të Kosovës.

Shkrimi i plotë

Dardan Molliqaj zëvendësues i Hashim Thaçit?!

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate, i ka dal zot, Hashim Thaçit pasi është i burgosur në Hagë duke deklaruar se ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja për marrëveshjen përfundimtare.

Skandaloze dhe e tmershme, ndoshta kësaj iniciative publike të Dardan Molliqaj më plotë qejf do t’i bashkohet edhe Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Baton Haxhiu.

Por Dardan Molliqaj ka harruar të tregoi se çka i jep ai Serbisë në këmbim territoresh e çka merr nga Serbia?!

Unë po i tregoi se Serbisë i intereson vetëm veriu i Kosovës. Ky është projekt nacional i saj.

Nëse nuk e din po i tregoj se sipas vlerësimëve të ekspertëve ndërkombëtar veriu i Kosovës ka një pasuri marramendëse nëntoksore se veriu i Kosovës është i pasuruar në ar dhe florinjë. Veriu i Kosovës është vlerësuar në afër 600 miliard euro. Pra,kaq është vlera e saj.

Për të ia bërë më të qartë Molliqajt vetëm veriu i Kosovës e ka vlerën sa 2.5 herë më të madhe se krejt Serbia duke filluar nga Novi Sadi në veri e deri te Presheva në jug.

Kurse Serbia në të gjitha projektet e saj në këto 100 vitet e fundit synim e ka marrjen e veriut të Kosovës. Edhe gjatë këtyre dy dekadave e sidomos gjatë dialogut 10 vjeçar, Serbia synim e ka veriun. Krejt këtë tollovi, krejt këto kërcënime që i bënë bazën e kanë te marrja e veriut.

Pra, për atë që i ka dy fije mend nuk duhet të mbështet këmbimin e territorëve e sidomos humbjen e veriut, sepse nëse Kosova e humbë veriun e Kosovës mbetë si njeriu pa kokë, sepse koka e Kosovës pikërisht është veriu i saj.

Komplet ekipi i ri për ndarjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat