​Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për kandidatët për rekrutë në FSK

Aktuale

​Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim për kandidatët për rekrutë në FSK

Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrutë në FSK, për rezultatet fillestare të kandidatëve që i janë nënshtruar testit të intervistës me datë 22 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit, kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë, me datë 24.01.2022 dhe 25.01.2022 nga ora 0900 deri 1500 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected].

Ankesat e bëra para apo pas afatit nuk do të pranohen.

Shënim 1: Në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e përditësimit të listës fillestare.

Shënim 2: Lista me rezultatet përfundimtare të intervistës do të publikohet pas shqyrtimit të ankesave.

Shënim 3: Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësorë do të publikohet ndërmjet datave 28.01.2022 deri me 04.02.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat