Haradinaj del me disa pyetje publike për Qeverinë Kurti

Aktuale

Haradinaj del me disa pyetje publike për Qeverinë Kurti

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka parashtruar disa pyetje për Qeverinë Kurti lidhur me gjendjen energjetike në Kosovë.

Haradinaj ka pyetur Qeverinë, se përse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!

Ai me këtë rast ka publikuar edhe grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

Postimi i plotë:

Pyetje publike për Qeverinë:

1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!

2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?

3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!

4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?

5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?

Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.

Image
Grafikoni

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat