"Listat vrastare që donin të vdekur Rugovën e Aganin, nga qeveria e Hashim Thaҫit"

Aktuale

"Listat vrastare që donin të vdekur Rugovën e Aganin, nga qeveria e Hashim Thaҫit"

Nga: H.O. Më: 25 janar 2022 Në ora: 16:16
Agani, Rugova

Publicisti dhe profesori që jeton në Amerikë, Binak Maxharraj në një prononcim për ‘Bota sot’ duke folur për veprën dhe të bëmat e Presidenti historik, Ibrahim Rugova, thotë se pas luftës anëtarët e LPK-së që morën pushtetin me dhunë krijuan qeverinë e përkohshmë në krye me Hashim Thaҫin. Mirëpo kjo qeveri nuk ndalej pasi pengesë kryesore kishte Presidentin Rugova, i cili fitonte zgjedhjet njëra pas tjetrës.

“Vrastarët dhe kriminelët nuk u ndalën krijuan lista dhe skuadra vrastare. Listat ishin shumë të gjata, gati të pafund. Në listë printe Ibrahim Rugova, Fehmi Agani…e shumë të tjerë, pra aktivistë të LDK por edhe të tjerë. Konsiderohet se vetëm pas luftës nga njerëzit me maska e pa maska, natën dhe ditën u vranë hiq më pak se 1600 persona. U vranë nga dora e shitur shqiptare. Së pari filluan me atentate e pastaj futën në veprim edhe skuadra të pushkatimit. Skuadra e vrasjeve kryente llogari për tri grupet, të Dukagjinit, të Drenicës dhe të Llapit. Në shënjester ishin njerëzit e Rugovës”, thotë Maxharraj.

Ai thotë më tutje se, veҫ vrasjeve të bashkëpunëtorëve shigjetat helmuese vrastare të skuadrave vrastare ishin drejtuar edhe ndaj vetë Presidentit Ibrahim Rugova, sepse nuk e donin të gjallë, sepse vrastarët, hajnat dhe kriminelët nuk e donin një Kosovë paqësore dhe të lire për çdo kënd.

“Ata donin një Kosovë ku”as dreqi se njeh të birin”një Kosovë përsëri të mbushur me gjak, një Kosovë ku mund të sundonin ligjet e tyre vrastare  të hajnisë dhe korrupsionit e jo ligjet e demokracisë. Në këtë drejtim pas luftës edhe kërkohej vetë koka e Presidentit Rugova që ta hiqnin qafe. Në këtë drejtim ndaj tij u bënë shumë atentate si ai në Klinë, në Prishtinë gjatë fushatës zgjedhore, por më i rrezikshimi ishte ai atentati i kurdisur me tritol në veturën e tij i cili po shkonte në takim me Havier Solanën në Parlamentin e Kosovës. Falë fatit të tij, por edhe veturës së tij të blinduar Presidenti Rugova shpëtoi si më së miri. Por një ditë atë e kapi sëmundja e kancerit i cili edhe vdiq në vitin 2006, por vdekja e tij mund të jetë edhe dyshim sepse dyshohet se kanceri i përfshiu nga ndonjë helmim paraprak”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat