Qeveria i vazhdon shtesat deri në qershor për punonjësit shëndetësor

Aktuale

Qeveria i vazhdon shtesat deri në qershor për punonjësit shëndetësor

Më: 26 janar 2022 Në ora: 11:05
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot propozim-vendimin për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik.

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, se këto shtesa do të jepen për periudhën janar-qershor 2022.

Shqyrtimi i propozim vendimit për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësor të sektorit publik, profesionistët shëndetësor stafi mbështetës për periudhën janar-qershor 2022 në zbatim të masës 4.1 në Pakon e Ringjalljes Ekonomike”, tha Kurti.

Në ndërkohë, ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi se këto mjete do të jepen për këta muaj, me mundësi vazhdimi dert në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Ky vendim bën vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e kaluar në raport me personelin shëndetësor dhe në kuadër të mbështetjes për menaxhimin e pandemisë. Kësaj radhe duhet të vazhdohet sepse ka ndërruar vit i kaluar fiskal dhe tani jemi në një vit fiskal të ri. Ky propozim-vendim parasheh ndarjen e mjeteve për të mbuluar periudhën e parë gjashtë mujore dhe shtesa do të aplikohet deri në këtë periudhë ose deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat