Borë e madhe në Turqi, flet gazetarja: Për shqiptarët s’ka probleme

Aktuale

Borë e madhe në Turqi, flet gazetarja: Për shqiptarët s’ka probleme

Më: 27 janar 2022 Në ora: 00:17
Nada Dosti

Gazetarja, Nada Dosti, në një lidhje direkte nga Turqia, ka folur në lidhje me acarin dhe dëborën që ka qenë në ditët e fundit.

“Në disa qytete të Turqisë për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës, gratë shtatëzana, invalidët që punojnë në sektorin publik apo në administratë, si dhe gratë me fëmijë nën moshën tre vjeç, do të marrin pushim tre ditë”, ka thënë Dosti.

Dosti tha për shqiptarët që jetojnë në Turqi nuk është raportuar ndonjë problem.

“Parashikohet edhe për një jave tjetër temperaturë të njëjta, në Ankara, nga lagja ku jetoj, na ka ardhur një njoftim se për një javë do të ketë gjendje krize të themi, shkollat vazhdojnë të mbesin të mbyllura, dhe parashikohet apo këshillohet që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos bëjnë lëvizje të panevojshme”, shtoi Dosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat