Latifi: Asociacioni është bërë temë tabu, ky është problemi kryesor

Aktuale

Latifi: Asociacioni është bërë temë tabu, ky është problemi kryesor

Më: 27 janar 2022 Në ora: 23:17
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, thotë se në politikën e vendit tonë ka frikë për të diskutuar tema të tilla si Asociacioni dhe shkëmbimi i territoreve. Sipas tij, këto tema janë kthyer në tabu.

“Këtu nuk janë duke u diskutuar më modelet alternative. Asociacioni në politikën kosovare është bërë teme tabu. Është tabuizu, S’guxon askush më me prekë. Është bërë tabu politike. Shkëmbimi, Asociacioni janë bërë tabu politike edhe kush guxon me prekë tabunë dihet se çka e gjen”, tha Latifi.

“Problemi kryesor është se amerikanët po ta thonë shkurt e shqip: Kemi ofruar modele të ndryshme se si bëhet kjo punë, koncepte të ndryshme se nuk është Kosova vendi i parë në botë që ballafaqohet me këtë lloj problemi. Problemi te na është se ne s’po duam me i pa ato modele, po i shtyjmë. E kemi bërë tabu se kush e prekë këtë tabu shpallet tradhtar’, shtoi ai.

“Faktikisht ja kemi lidhur këmbët vetës. S’duhet të kemi frikë nga diskutimi i këtyre gjërave. Tashmë jemi bërë politikë fobike, kemi frikë edhe me i diskutu disa gjëra, këtu është problemi’, theksoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat