Deputeti i PDK-së, nipi i Kadri Zekës, rrëfen momentet e vrasjes së tij dhe vëllezërve Gërvalla

Aktuale

Deputeti i PDK-së, nipi i Kadri Zekës, rrëfen momentet e vrasjes së tij dhe vëllezërve Gërvalla

Nga: H.O. Më: 28 janar 2022 Në ora: 10:52
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, ka folur për vrasjen e axhës së tij Kadri Zekës, e bashkë me të edhe vëllezërve Gërvalla.

Ai thotë se ‘ata u vranë nga UDB-ja në kulmin e bashkimit të tyre’.

Deputeti Pajaziti thotë poashtu se, ‘vrasja e tyre padyshim ishte një dëm i paimagjinueshëm për familjet e sidomos për rezistencën patriotike, por në anën tjetër emrat e tyre u bënë simbole të mobilizimit për 20 vitet vijuese’.

"E kemi vuajtur gjatë si familje këtë ngjarje, por edhe më e rëndë ishte për lëvizjen patriotike dhe rezistencën e kohës. Ata u vranë nga UDB-ja në kulmin e bashkimit të tyre. Unë dhe familja ime jemi krenar që jemi pasardhës të Kadri Zekës. Ai ishte njeriu kyç në forcimin dhe bashkimin e lëvizjes së atëhershme për ҫlirim. Ai bashkë me Jusufin e Bardhoshin u bënë frymëzim për shumë breza më vonë. Sot duhet të jemi më të përgjegjshëm, jo vetëm para sakrificës e gjakut të tyre, por edhe para fëmijëve tanë. Nuk mundemi dhe nuk duhet ta trajtojmë historinë nga pozitat e ngushta politike a klanore. Vrasja e tyre padyshim ishte një dëm i paimagjinueshëm për familjet e sidomos për rezistencën patriotike, por në anën tjetër emrat e tyre u bënë simbole të mobilizimit për 20 vitet vijuese. Sot në 40 vjetorin e rënies së tyre jemi shumë më mirë si komb dhe si shtet dhe kjo është më e rëndësishmja".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat