Nënshkruhet marrëveshja për fazën e dytë të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit”

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja për fazën e dytë të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit”

Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:25
Jiro Takeichi, Izedin Bytyqi

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), kanë nënshkruan marrëveshjen e vazhdimit të bashkëpunimit për Projektin për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit Faza e 2-të.

Me këtë rast, Izedin Bytyqi – UD Sekretari i MMPHI-së, tha se Qeveria e Japonisë përmes JICA-së, është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht në mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe procesit të kontrollit të cilësisë së ajrit në vendin tonë.

Përderisa përfaqësuesi i “JICA”-s, Jiro Takeichi tha se do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Republikës së Kosovës për menaxhim të cilësisë së ajrit dhe përmirësim të kushteve jetësore për banorët e saj në përgjithësi. Në vazhdim theksoi se me institucionet e Kosovës kemi një histori të gjatë të bashkëpunimit e në veçanti me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ndërsa “JICA“, qe nga viti 2015, ka sjellë ekspert për cilësinë e ajrit në kuadër të projektit të financuar nga JICA – Japoneze.

Të dyja palët ranë dakord për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e projektit e këtij projekti , i cili synon zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të MMPHI-së, si dhe zhvillimin e aftësive teknike për kontrollin e burimeve të emetimeve dhe rezultatet e arritura për cilësinë e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat