“Harresa e grushtimit të Policit nga Dardan Klloshari nuk është ok”/ Tomë Gashi reagon rreth solidarizimit masiv me profesorin e Vushtrrisë

Aktuale

“Harresa e grushtimit të Policit nga Dardan Klloshari nuk është ok”/ Tomë Gashi reagon rreth solidarizimit masiv me profesorin e Vushtrrisë

Nga: M.L. Më: 31 janar 2022 Në ora: 21:11
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi i konsideron si normale reagimet solidarizuese me profesorin nga Vushtrria, i cili xhiron veten duke vallëzuar këngë popullore.

Por, Gashi në një postim në Facebook, ka thënë se nuk është në rregull të harrohet grushtimi i policit nga përfaqësuesi i PSD-së, Dardan Molliqaj në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike,

Ai ka thënë se derisa ne kërcejmë polici dhe drejtësia po vuan, gjersa shteti dhe Prokuroria po heshtin.

Postimi i plotë i Gashit:

Solidarizimi me Profen që kcen është OK.

Harresa e grushtimit të Policit nga Dardan KLLOSHARI nuk është OK.

Grushtimi i Policit nuk osht’ bullizëm por është dhunë dhe është vepër penale.

Na po kcejmë Polici dhe drejtesia po vuan.

Shteti & Prokuroria po shuan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat