MI: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Aktuale

MI: Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Të gjitha rrugët nacionale, regjionale dhe autoudhët janë të qarkullueshme për automjetet, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Sipas njoftimit, kompanitë e kontraktuara janë në terren dhe po punojnë në pastrimin e borës si dhe po intervenojnë me shpërndarje të kripës.

“Kujdes të veçantë po i kushtohet rrugëve që shtrihen në lartësi të mëdha mbidetare sepse aty paraqitën ngrica herë pas herë.

Kërkojmë nga ana e vozitësve kujdes më të shtuar dhe respektim të rregullave të vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat