Liri Loshi: Derisa nuk keni protestuar për Kallashin, a për Linda Morinën, pse duhet të protestoni për Lulzim Pacin?!

Aktuale

Liri Loshi: Derisa nuk keni protestuar për Kallashin, a për Linda Morinën, pse duhet të protestoni për Lulzim Pacin?!

Nga: M.L. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:50
Liri Loshi

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi, e konsideron si të panevojshme protestën e thirrur për solidarizim me profesorin nga Vushtrria që u bë viral në rrjetet sociale me vallëzimin e tij.

Loshi në një postim në Facebook ka shkruar se, përlotja para publikut mund të jetë një gjendje emocionale që nuk mund të kontrollohet dhe kjo duhet të mirëkuptohet. Por, sipas tij, ka raste kur ajo aktrohet dhe bëhet me qëllim manipulimi.

Postimi i plote:

Në momentin kur del në rrjetet sociale dhe tregon talentin tënd, ti ke bërë tërheqjen e vetvetes nga jeta private në jetën publike. Ky status i ri implikon reagimin e publikut ndaj teje, pra aprovimin, disaprovimin, apo kritikën. Kritika mund të jetë e qëndrueshme, ose e paqëndrueshme, por ajo është legjitime.

Fakti se pse në kritikë mund të jetë i përfshirë një politikan, deputet për shembull, nuk të jep ty të drejte që të përlotesh dhe të viktimizohesh. Ke dalë me tregu talentin tend dhe vazhdo me punën tënde. Edhe deputetja është qytetare si të gjithë të tjerët dhe ajo e ka të drejten e vet të fjales edhe në rrjetet sociale. Sepse, edhe vet kritika e deputetes i nënshtrohet kritikes duke filluar që nga njerëzit me ekspertizë të ndryshme e deri te individet më të zakonshëm.

Në fakt, përlotja para publikut mund të jetë një gjendje emocionale që nuk mund të kontrollohet dhe kjo duhet të mirëkuptohet. Por ka raste kur ajo aktrohet me qëllim që të prek ndjejnjat e atyre që preken lehtë dhe të reagojne në favor tëndin. Ky është manipulim. Në ndonjë rast, secili nga ne jemi gjetur të manipuluar. Dhe, kur e kemi kuptuar se kemi qenë të manipuluar nuk jemi ndjerë mirë. Është një ndjenjë zhgënjimi, gati njësoj sikur kur je i tradhëtuar.

Ata që po duan të protestojnë kundër bullizmit në këtë rast ia kanë huqur keq, sepse ndaj profesorit nuk ka pasur bullizem. Profesori thjesht është kritikuar publikisht për veprimet e tij publike. Të tjerët janë pajtuar, apo kanë kundërshtuar qëndrimet e deputetes. Këtu mbaron filmi.

Mos shpifni kauza për protesta. Protestoni kundër dhunës në familje që po u merr jetën motrave, grave dhe nënave tuaja! Protestoni për bullizmin që iu bëhet fëmijeve dhe të rinjve me të meta psiqike dhe fizike në shkollë, ne rrugë, në punë, në familje! Protestoni për ngacmimet seksuale që e pengojne jetën normale të femrave në shkolla e në vende të punes. Protestoni për bullizmin e vërtetë!

Mos dilni në rrugë pa e definuar mirë kauzën e juaj. Mos lejoni që të manipuloheni nga politika nëse vërtet keni qëllime fisnike për të protestuar. Përderisa nuk keni protestuar asnjëherë për yjet tjerë të rrjeteve sociale, si për shembull për Kallashin, a për Linda Morinën, pse duhet të protestoni për një yll të ri që quhet Lulzim Paci?! Me mirë rrini në shtëpi e kqyreni naj film, apo vallezimin më të ri në Tik-tok!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat