Lajçak flet pas takimeve me partitë opozitare në Kosovë

Aktuale

Lajçak flet pas takimeve me partitë opozitare në Kosovë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:10
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që ka pasur sot në Kosovë me krerët opozitarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe.

Lajçak,  ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që partitë opozitare kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi.

“Sot, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit kanë qëndruar në Kosovë nga 31 janari.

Ata janë takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Pas vizitës në Kosovë ata do të vazhdojnë për takime edhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat