Reagon PSD pas arrestimit të Molliqajt

Aktuale

Reagon PSD pas arrestimit të Molliqajt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:51
Arrestimi i Dardan Molliqajt

Pas arrestimit të Dardan Mollqajt, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Socialdemokrate.

Sekretari organizativ i kësaj partie, Nol Nushi, ka thënë se me këtë mënyrë arrestimi pushteti i Kurtit po tregon se nuk duron kritikë.

“Dardani ka dalë në zyrë që dy ditë rresht. Bashkë kemi mbajtë konferencë në zyrë para medieve.Ai ka mbajtë takime brenda dhe jashtë zyrës.”

“Megjithatë, policia e Xhelalit ka zgjedhur ta arrestojë me njësi speciale para mbajtjes së emisionit televiziv. Dëshmi e qartë që pushteti i Kurtit nuk duron kritikë” shkruan Nushi në Facebook.

Arrestimi i Molliqajt ka ardhë pasi i njëjti gjatë protestës të mbajtur më 29 janar, kishte goditur me shuplakë zyrtarin policor.

Policia ishte vënë në kërkim të kryetarit të PSD-së nga dita e dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat