Reagon Natyra Kuçi pas arrestimit të Dardan Molliqajt

Aktuale

Reagon Natyra Kuçi pas arrestimit të Dardan Molliqajt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:15
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka folur për arrestimin e kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj, nga Policia e Kosovës përpara studiove të një televizioni në vend.

Kuçi për Klankosova.tv tha se arrestimi i tij është i kundërligjshëm, ku tha se u është konfirmuar që s’ka fletarrest për Dardan Molliqajn.

“Dardani, që dy ditë ka qenë në zyrat e PSD-së, ka qenë sot në takime dhe vende të tjera. Pra, është e kundërligjshme sepse s’ka flet-arrest për të, këtë sapo na konfirmoi që s’ka fletarrest”.

“Arrestimin kanë mundur ta bëjnë nëpër rrugët e Prishtinës, lokalet a zyrat, por ky është arrestim politik sepse kanë dashur ta ndalin fjalën e lirë që ai ka dashur ta thotë”, është shprehur Kuçi.

Kujtojmë se pak minuta më parë, kreu i PSD-së është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, në protestën e mbajtur më 29 janar nga PSD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat