Edhe Thaçi reagon pas arrestimit të Molliqajt: Policia ka mundur ta arrestojë pas përfundimit të emisionit

Aktuale

Edhe Thaçi reagon pas arrestimit të Molliqajt: Policia ka mundur ta arrestojë pas përfundimit të emisionit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:29
Analisti Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka komentuar arrestimin e Dardan Molliqajt.

Kreu i PSD’së u arrestua sonte në oborrin e T7, ku ai ishte i ftuar në emisionin Pressing.

Thaçi thotë se arrestimi mund të ndodhte edhe pas përfundimit të emisionit.

“Policia e Kosovës ka mundur dhe është dashur ta bëjë arrestimin e z. Molliqaj pas përfundimit të emisionit, meqë një gjë të tillë e ka pasur të mundur edhe praktikisht edhe ligjërisht”, shkroi Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat