Dugolli: Është fat i mirë për Kosovën që ka ndryshuar administrata në SHBA

Aktuale

Dugolli: Është fat i mirë për Kosovën që ka ndryshuar administrata në SHBA

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 21:42
Bujar Dugolli

Njohësi i rrethanave politike në vend dhe profesori universitar, Bujar Dugolli, vlerëson se Administara e Joe Biden e ka marrë më me seriozitet çështjen e Ballkanit.

Sipas tij kjo është treguar me angazhimin e Gabriel Escobar si i dërguar për rajonin.

Dugolli, e ka quajtur fat të madh për Kosovën që më në krye të SHBA-së në nuk është Donald Trump.

“Fat i madh për Kosovën është ndryshimi i administratës nga Trump në Biden”, është shprehur Dugolli.

“Aleatët kanë pasur probleme më qasjen asimetrike që e ka futur Trump me Grenell në procesin e dialogut. Qëndrimi i Amerikës për pavarësinë e Kosovës është tjetër. Ka qenë Grenell ai i cili ka bërë presion mbi palën e dobët – Kosovën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat