PDK-ja emëron nënkryetaren dhe drejtorët në Komunën e Prishtinës, ja emrat

Aktuale

PDK-ja emëron nënkryetaren dhe drejtorët në Komunën e Prishtinës, ja emrat

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:58
Konferenca e PDK-së

(E plotësuar 10:56) - Nënkryetarit i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka prezantuar ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës. Donjeta Sahatçiu do të jetë nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së. Drejtori i Shërbimeve Publike, është emëruar Ilirik Musli, drejtoreshë e Arsimit, Besiana Musmurati, Drejtor i Sportit, Granit Rugova. Ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhet i ditur emri i drejtorit të Kulturës.

Ismaili u shpreh se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Ismaili: Emërimi i këtij ekipi ka lidhshmëri direkte me programin dhe vizionin tonë

“Më 5 janar të këtij viti ne e kemi bërë një pajtim për drejtoritë dhe qeverisjen e me LDK-në dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën ku jemi dakorduar që PDK të ketë nënkryetarin e Prishtinës dhe pesë drejtori. Falënderoj Ramën dhe udhëheqësin për frymën bashkëpunuese që kemi ndërtuar gjatë kësaj kohe. Drejtoritë që udhëheq PDK janë, drejtoria e arsimit, Shërbimeve Publike, të Sportit, të Kulturës dhe Drejtorinë e Bujqësisë[...]Emërimi i këtij ekipi ka lidhshmëri direkte me programin tonë dhe vizionin tonë për të ardhmen[...]unë kam arrit të përzgjedh dhe t ë paraqes ekipin që jam i bindur që ka përvojën, dedikimin e duhur që pjesët e programit tonë por edhe programin e qeverisjes së Komunës së Prishtinës t’i jetësojë gjatë mandatit katër vjeçar”, tha Ismaili.

Ismaili pati edhe një shpjegim për emrat e përfolur për nënkryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së.

Ismaili: Blerandi asnjëherë nuk ka pas ambicie për postin e nënkryetarit të Prishtinës

“Dardani e ka shpjegu edhe vet. Blerand Stavileci është mik i imi nga fëmijëria. Ai është anëtar i kryesisë qendrore dhe nuk ka pas asnjëherë interesim dhe ambicie personale për këtë post. Cka është me rëndësi është që Donjeta Sahatçiu a është një profesioniste e dalluar dhe nuk ka asnjë arsye tjetër që me mëndu një person të tretë kur kemi para vetes një grua që ka shërbyer në mënyrë vullnetare në shumë pozita dhe ka arritur të jetë sot këtu”, tha Ismaili.

Donjeta Sahatçiu në konferencën për medie u shpreh se nuk vjen me një bagazh politikë por që ka përgatitjet profesionale.

Sahatçiu: Unë nuk vijë me bagazh politikë

“Unë nuk vijë me bagazh politikë. Për ata që më njohin e dinë që unë vijë me një përgatitje profesionale, vullnet dhe pasion për me kontribu në shoqëri përtej vetes dhe rrethit tim. Nëse deri sot jam munduar që të angazhohem përmes sektorit privat duke shtyrë përpara iniciativat e ndryshme për një të mirë përbashkët, sot me vullneti e njëjtë po e bëjë në shërbim publik. Kjo me nderon dhe me bën shumë krenare dhe më forcon përball përgjegjësisë që po më pret”, tha ajo.

Ismaili u pyet edhe për të ardhmen e tij politik për çka tha se do të vazhdoj angazhimin në një platformë politike për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve. 

***

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka prezantuar sot ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës.

Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi që PDK ka emëruar për herë të parë një grua si nënkryetare të Kryeqytetit.

Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.

Ismaili tha se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Në rolin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun.

Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së.

Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emërojë edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

Komunikata e plotë:

Sot Uran Ismaili prezantoi ekipin drejtues të PDK-së në Komunën e Prishtinës. Përmes një konference për shtyp, Ismaili tregoi që PDK ka emëruar për herë të parë një grua të përgaditur profesioniste dhe me vullnet për angazhim në shoqëri si nënkryetare të Kryeqytetit. Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.

Ismaili tha se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Në rolin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun, një profesioniste të dëshmuar për shumë vjet në sferën e menaxhimit, teknologjisë, komunikimit strategjik dhe ngritjen e kapaciteteve.

Në 10 vitet e fundit, Sahatçiu ka udhëhequr kompaninë “Rrota”, një ndër kompanitë lidere në Kosovë për teknologji dhe komunikim digjital, në rolin e drejtoreshës ekzekutive dhe si bashkëpronare.

Sahatçiu ka studiuar për menaxhim, ekonomi dhe politika publike në RIT Kosovo, ku edhe është përzgjedhur studente e gjeneratës (2012), dhe menaxhim e administrim biznesi (eMBA) në Sheffield University.

Për shumë vjet me radhë, Sahatçiu ka qenë promotore e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës. Ajo është mentoruese e ekipeve të reja start-up dhe bizneseve në rritje. Si konsulente e çertifikuar në transformimin digjital ka ndihmuar edhe në fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.

Sahatçiu gjithashtu është zgjedhur dhe ka shërbyer vullnetarisht në misionin e disa organizatave.

-Kryetare e Bordit në STIKK (Shoqata e Informacionit dhe Teknologjisë në Kosovë) në dy mandate;

-Kryetare e Bordit në VentureUP (Qendra e Inovacionit në Universitetin e Prishtinës) në dy mandate;

-Anëtare e Bordit në Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo) në dy mandate:

-Anëtare e Bordit në Këshillin e Konsulentëve të Kosovës (BCC) në një mandat.

Gjatë kësaj konference, Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së. Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emëroj edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

Uran Ismaili në konferencë, pritet t’i tregojë emrat e drejtorëve të PDK-së në Prishtinë

Nënkryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, do të dalë sot në konferencë për media.

Në njoftimin e PDK-së bëhet e ditur se konferenca e Ismailit pritet të fillojë në orën 10:30.

“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban sot Konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Mësohet se Ismaili do t’i tregojë emrat e drejtorëve dhe nënkryetarin e Komunën e Prishtinës, nga radhët e PDK-së.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka emëruar disa drejtorë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK dhe PDK kanë arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur në Komunën e Prishtinës, sipas të cilës, PDK-së i takojnë nënkryetari dhe katër drejtori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat