"Kërkohet presion shumë më i madh nga ana ndërkombëtare për të ndryshuar situata në terren“

Aktuale

"Kërkohet presion shumë më i madh nga ana ndërkombëtare për të ndryshuar situata në terren“

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Vizita e përbashkët e të dërguarit amerikan për Ballkanin Gabriel Eskobar dhe atij evropian Miloslav Lajçak është mesazh se BE dhe ShBA punojnw të koordinuar në çështjen e normalizimit të raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës, por edhe të tregojnë se rregullisht janë të përkushtuar për të përkujtuar palët se çështja e normalizimit nuk është lënë pasdore, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Këtë e deklaroi asistenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surliç që vlerëson se kjo vizitë nuk do të sjell lëvizje të madhe thelbësore, përveç vizitës dhe gjestit të kurtuazisë.

Surliç tha se bazuar në deklaratën e Eskobar në Prishtinë, por edhe përpara vizitës, mund të konstatohet se qëndrimi i ShBA-ve është që mos të krijohet problem rreth çështjeve që veç janë zgjidhur, përkatësisht atje ku nuk ka probleme, siç është pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje parlamentare e presidenciale dhe drejtën për deklarim në referendumin e shkuar.

Eskobar ka deklaruar se Prishtina ka obligime që nuk janë përmbushur dhe qëllimi i përbashkët i Eskobar e Lajçak është të shohin më shumë modalitete për atë që janë pajtuar mbi të gjitha për asociacionin.

Ndërsa lidhur me deklaratën se nga perspektiva amerikane, ShBA mbështet pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të Kosovës, Surliç tha se kjo i jep “erë në shpinë” Kurtit dhe ky është qëndrim tashmë i njohur.

"Mendoj se në këtë mënyrë ka dashur të ul dëmin që mund të kenë eventualisht Osmani edhe Kurti nëse përmbushin obligimin për asociacionin dhe formimin e kompanisë energjetike dhe nëse ndërmerren hapa për të pagjeturit, pasi Prishtina refuzon hulumtimin në disa vende” tha ai.

Në vlerësimin e Lajçak se ShBA dhe BE bashkëpunojnë dhe ndajnë vizionin e njëjtë për Kosovën dhe procesin, Surliç tha se kjo është porosi e qartë se BE mbështet pavarësinë e Kosovës dhe duhet përmbushen marrëveshjet e deritashme dhe të hiqen pengesat për atë që quhet njohje e ndërsjellë.

Surliç tha se asociacioni dhe çështja e serbëve në Kosovë është vënë në kontest të presionit politik që Serbia të njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse me dekada ka diskriminim të bashkësisë serbe atje.

"Këto janë çështje të hapura dhe nga vizita nuk sheh diçka kyçe, ka nevojë për më shumë presion nga bashkësia ndërkombëtare për të ndryshuar situatën”, tha ai, duke shprehur shpresën se Kurti edhe Osmani nuk do ndërmarrin hapa për ngrirjen e dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat