Tolaj: Dy javët e ardhshme do të kemi rënie të të infektuarve me Covid

Aktuale

Tolaj: Dy javët e ardhshme do të kemi rënie të të infektuarve me Covid

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:38
Ilir Tolaj

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se në dy apo tri javët e ardhshme numri i të infektuarve me Covid-19 do të shënoj rënie.

Sipas tij, pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve situata epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa numri i personave që po kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale është i kufizuar.

Shumë prej tyre tash janë duke shënuar rënie drastike të numrit të të infektuarve kjo e pret edhe Kosovën në javët e ardhshme, të themi për dy apo tri javë.

Kjo valë gradualisht do të stabilizohet dhe do të shuhet vetvetiu. Prandaj përkundër numrit të lartë të të infektuarve gjë që jam shumë i bindur që numri i të infektuarve të rinj është më i lartë se sa që mund të identifikohen  përmes testimeve meqenëse jo të gjithë po testohen”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat