Pse po riinfektohen me Covid personat edhe me dozën e tretë të vaksinës? Tregon infektologu Tolaj

Aktuale

Pse po riinfektohen me Covid personat edhe me dozën e tretë të vaksinës? Tregon infektologu Tolaj

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:39
Ilir Tolaj

Ditëve të fundit jo vetëm në vendet tjera, por edhe në Kosovë po ndodhin raste të riinfektimeve.

Ani pse po ka persona që po janë të vaksinuar edhe me dozën e tretë.

Infektologu Ilir Tolaj, tregon se përse po ndodhë kjo.

“Vaksina nuk mbron në mënyrë të plotë 100% të themi. Numri i të vaksinuarve me siguri që është shumë i kufizuar që janë të riinfektuar edhe nëse janë të riinfektuar atëherë numri i atyre që vërtetë kanë një formë të rëndë të sëmundjes është shumë i kufizuar. Prandaj, nuk ka dyshim që vaksinat dhe imuniteti i krijuar nga vaksinat ka ndihmuar që situata epidemiologjike në Kosovë të jetë e volitshme”, ka thënë ai.

Ndërsa, ka deklaruar se numri i të infektuarve në vend është shumë më i madh se sa i atyre që aktualisht po paraqiten si raste aktive.

“Ndërsa, kemi me mijëra e mijëra raste për çdo ditë, kemi të evidentuar mbi 35 mijë raste aktive në Kosovë, mendoj se ky numër sigurisht është pesë deri në dhjetë fish më i madh realisht, prandaj nuk ka asnjë fije dyshimi që imuniteti i krijuar nga vaksina së bashku me imunitetin e krijuar nga kalimi natyror i infeksionit e kanë luajtur rolin e vet në mënyrë që të kemi kaq pak raste për spitale”, është shprehur Tolaj.

Kurse, sa i përket numrit të madh të fëmijëve të infektuar me Covid-19 Tolaj, thotë se kjo po ndodhë për shkak që këta të fundit nuk janë të vaksinuar.

“Deri tash ata e kanë kaluar më së paku Covidin, prandaj ka qenë plotësisht e arsyeshme që një valë të caktuar do të ketë edhe fëmijë të cilët do të jenë të prekur, meqenëse janë pjesa më sensitive që nuk kanë imunitet dhe nuk janë vaksinuar, nuk kanë imunitet kundër Covid-19, nuk e kanë kaluar deri tash në numër të madh”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat