Kurti priti në takim misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë

Aktuale

Kurti priti në takim misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:25
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim misionin e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë,  Lukas Mandl, Konrad Andrej Olszewski dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Mandel tha se raporti është pozitiv për Kosovën dhe se përbën raportin më pozitiv të misioneve të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Të gjeturat e raportit tregojnë se zgjedhjet komunale të vitit 2021 ishin të organizuara mirë, liritë themelore u respektuan gjatë fushatës dhe një numër i madh garuesish u ofruan votuesve një zgjedhje reale.

Raporti po ashtu vlerëson se KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe gëzoi një nivel të lartë besimi nga të gjitha palët e interesuara dhe se pati një fushatë të decentralizuar dhe konkurruese.

Raporti thekson edhe një numër mangësish të cilat duhet të adresohen në reformën zgjedhore sikurse ato mbi financimin e partive politike, kualifikimin e kandidatëve dhe rregullat e fushatës, votimin e qytetarëve jashtë vendit, saktësinë e listave të votuesve dhe mangësi të tjera në mënyrë që aspekti rregullativ të jetë sa më i qartë e sa më demokratik.

Kryeministri shprehu falënderimin për misionin vëzhgues, duke theksuar nevojën për një raportim sa më të drejtë dhe përkushtimin për të shtyrë përpara procesin e reformave zgjedhore.​

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat