Ibrahimi: Ky ishte qëllimi i vizitës së Escobarit, mesazhet e qarta janë dërguar te presidentja

Aktuale

Ibrahimi: Ky ishte qëllimi i vizitës së Escobarit, mesazhet e qarta janë dërguar te presidentja

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:20
Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi deklaroi se qëllimi i vizitës në Kosovë të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ishte të bënte të ditur pritshmërinë e SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ibrahimi tha se mesazhet e qarta janë dërguar te presidentja.

“Ky takim me presidenten nuk mund të jetë asgjë tjetër përveçse dërgimi i mesazheve të qarta të pritjeve të administratës amerikanë ndaj Qeverisë së Kosovës dhe këtë kanë dashur ta dërgojnë në nivelin më të lartë”.

“Agjenda ka qenë e njohur, ka qenë publike që nga mbërritja e këtyre dy zyrtarëve që do të ketë një përkrahje të përbashkët për të çuar edhe këtë mesazh që Uashingtoni dhe Brukseli janë bashkë. Unë besoj që kjo ka qenë një vizitë për të kërkuar vendosmëri dhe për të bërë të ditur edhe njëherë pritjet e Shteteve të Bashkuara dhe këtë e kanë bërë te presidentja”.

Ai theksoi se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është dashur të deklaronte se faji për Asociacionin u takon kryeministrave të tjerë.

“Ne kemi parë disa deklarime të presidentes, të cilat kanë qenë deklarime që nuk do të duhej t’i bënte presidentja, sidomos në ditën kur këta kanë mbërritur në Kosovë. Deklarimi i saj se të gjithë kryeministrat e kaluar e kanë pasur fajin për Asociacionin, ndërkohë që kemi kryeministrin, i cili kishte një qëndrim shumë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat