Sejdiu: Insistimi i Kurtit që të vijë deri tek një marrëveshje përfundimtare është me vend

Aktuale

Sejdiu: Insistimi i Kurtit që të vijë deri tek një marrëveshje përfundimtare është me vend

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:21
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e dy emisarëve, atij të BE-së, Miroslav Lajçak dhe atij të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Sejdiu tha se vizita e tyre ishte një vizitë për t’i parë pozicionet e liderëve politikë në Kosovë, e në veçanti, vizita e Escobar tek presidentja Osmani shpërfaq një insistim amerikan që t’i rikthehen kërkesave që janë në letrën e Blinken.

Ai tha se nga qeveria e Kosovës nuk ka pasur asnjë reflektim sa i përket letrës së Blinken, ndërsa vizitën e Lajçak në pikën kufitare në Mutivodë, Sejdiu e ka quajtur simbolikë të caktuar, por për të interesant është deklarata e kryeministrit Kuri në lidhje me asociacionin.

“Është pozicion i mirë, i cili e ka mbajtur Kurti prej ditës së parë që ai është në zyrë. Është në kuadër të një diskutimi ku nëse ka marrëveshje, pika e parë është njohja reciproke dhe në këtë pozicion është në rregull”.

“Edhe Lajcak e shumë më i rëndësishëm Blinken me letër e Escobar me porosi, flasin për një hap që ata e presin nga qeveria e Kosovës e që lidhet me marrëveshjen për asociacion dhe e bëjnë një kapërcim vullnet-mirë ku flasin që edhe ambasadori Hovenier edhe Escobar për një bashkësi të komunave të cilave kompetencat ia cakton vetë qeveria e Kosovës, pra si shtet sovran dhe mund të gjejë ndonjë model dhe nuk ndërton një nivel të qeverisjes”, është shprehur Sejdiu.

Tutje, ai tha se dialogu që po ndodh në këtë kohë është më shumë Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, sesa dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

“Leximi im i kësaj vizite është ky; ma jep një moment, një hapësirë që të ecim përpara me dicka që mund të bind palët në BE por edhe të tjerët që Kosova i ka bërë të gjitha që mund t’i bëjmë në mënyrë që të dalim nga kjo ‘hapësirë e vdekur’”.

“Insistimi  i Kurtit që të vije deri tek një marrëveshje përfundimtare është me vend, por ekziston një rrugë e cila nuk është e menjëhershme por ia heq lakun Kosovës, e që ka të bëjë me njohjen e pesë vendeve mosnjohjese të BE-së dhe me këtë, menjëherë, partneritetin për paqe dhe me këtë hapja e statusit të kandidatit”, ka thënë Sejdiu.

Ai, gjithashtu tha se kjo rrugë nuk e sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia, por Kosova e heq obligimin qe ia ka vendosur vetës në dialog, e që sipas tij, këtë nuk duhet abstrahuar si rrugë që ShBA-të po e qesin përpara Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat