Lajçak flet pas takimit me Vuçiq-in në Beograd

Aktuale

Lajçak flet pas takimit me Vuçiq-in në Beograd

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:35
Pamje nga takimi

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, ka dhënë komentin e tij pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, pas takimit, tha se me presidentin serb pati diskutim konstruktiv e thelbësor.

“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv e thelbësor me presidentin Vuçiq, në Beograd, për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Nga 31 janari deri më 2 shkurt, Lajçak dhe Escobar kanë qëndruar në Kosovë ku kanë zhvilluar takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Gjithashtu, përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, takuan edhe krerët e partive opozitare Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Takim zhvilluar edhe me Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat