Peci i reagon Mustafës: Të kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike

Aktuale

Peci i reagon Mustafës: Të kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike

Nga: G.B Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Faton Peci

Faton Peci nga Lista Guxo, ka reaguar ndaj ish bashkëpartiakut të tij, Isa Mustafës, për ofendimet ndaj tyre në një emision televiziv.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Mustafën nuk po e lë të qetë as pensionimi, derisa i ka thënë që të rri i qetë dhe të mos ofendojë, derisa ai është arkivuar politikisht dhe është shpëtuar vendi nga ai, përcjell Bota sot.

Peci ka thënë se Mustafa nuk është model që mund të mbajë leksione për politikën dhe vizionin e këtij vendi.

Postimi i tij i plotë:

Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike.

Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik.

Disa i mbanë mend historia për veprat, disa për turpin. Të parat ta kanë destinuar vendin e dytë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat