​Vëzhguesit evropianë: Po vazhdon mungesa e transparencës së fushatës së partive

Aktuale

​Vëzhguesit evropianë: Po vazhdon mungesa e transparencës së fushatës së partive

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve ka përgëzuar KQZ-së për organizimin e mirë të zgjedhjeve lokale 2021.

Në prezantimin e raportit përfundimtar të enjten u tha se liritë themelore të zgjedhjeve janë respektuar dhe votuesve i janë ofruar mundësitë për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore. 

Megjithatë, shefi i këtij i këtij misioni të BE-së, Lukas Mandl tha se po vazhdon mungesa e llogaridhënies dhe transparencës së fushatës së partive dhe kandidatëve. 

“Zgjedhjet lokale në vitin 2021 në Kosovë kanë qene të organizuara mirë nga KQZ-ja. Ky institucion bëri përgatitjet zgjedhore në mënyrë profesionale. Liritë themelore janë respektuar dhe votuesve i janë ofruar mundësitë për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore ku mundësitë kanë qenë të kufizuara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat