“Mund të përfundonte në katastrofë totale”/ Flet udhëtari që udhëtoi me aeroplanin që pati defekt

Aktuale

“Mund të përfundonte në katastrofë totale”/ Flet udhëtari që udhëtoi me aeroplanin që pati defekt

Nga: A.ZH Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 16:11
Xhami i krisur në aeroplanin që po udhëtonte nga Prishtina për në Basel

Një aeroplan me udhëtarë nga Aeroporti i Prishtinës, të cilët ishin nisur mbrëmë për në Basel të Zvicrës, është kthyer prapa në Kosovë, për shkak të një defekti të aeroplanit.

Udhëtarët kanë thënë se ata kanë fluturuar rreth 45-50 minuta në ajër, por ndërkohë janë lajmëruar që duhet të kthehen në Prishtinë për shkak të defektit.

Ata kanë thënë se janë maltretuar, pasi nuk u ka bërë zgjidhje as Aeroporti dhe as kompania, me të cilën po fluturonin.

Sipas tyre, defekti kishte të bënte me xhamin e pilotit, i cili ka krisur.

Një nga udhëtarët ka komentuar në një postim në Facebook, ka thënë se defekti nuk ishte i vogël, pasi ky fluturim mund të përfundonte në katastrofë totale, përcjell Bota sot.

Ai ka publikuar edhe pamjet.

Image
Komenti i udhëtarit në Facebook

"Edhe unë isha një prej udhëtarëve! Merrne jetën më cool o njerëz! Defekti që pati aeroplani nuk qe i vogël. Ju ka thy xhami kokpitit (xhami i pilotit), e që ka mundur me përfundu ky fluturim në katastrofë totale e me humb jetën ne të gjithë. Në vend se me pre dash e me festu, tipas si këta qesin vrerë prej goje. Qetësohuni me bacin e shijojeni jetën.

Qe foton ku shihen impaktet. Xhami është plasarit dhe ju gëzonu që nuk ka dal nga vendi se sot ishin kanë pleqtë tu hangër gullash e tu na lavdëru për burra t’mirë", ka komentuar njëri nga udhëtarët që ishte prezent në këtë flurutim./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat