Policë civilë rrahin e arrestojnë pa pikë faji banorin e Vinarcit

Aktuale

Policë civilë rrahin e arrestojnë pa pikë faji banorin e Vinarcit

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 20:23
Ilustrim

Nazim Hasani nga Vinarci i Epërm i Mitrovicës pretendon se gjatë së martës është marrë dhunshëm nga dy policë civilë, njëri serb e tjetri boshnjak, dhe është torturuar deri në fshatin Zubq.

Sipas tij, aty e kanë dorëzuar te një patrullë policore, e cila e ka prangosur dhe e ka dërguar në stacionin e Zubin Potokut.

Sipas 48-vjeçarit, tek aty është kuptuar se bëhet fjalë për ngatërrim me një të dyshuar për vjedhje.

Për këtë ngjarje nuk ka diçka zyrtare në stacionin e veriut, sipas zv/drejtorit, Besim Hoti, por ky e fton Hasanin që t’i paraqesë pretendimet e tij.

Megjithatë, vendimi i Hasanit është që rastin ta lajmërojë në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat