“Shpërthen” Adriatik Kelmendi ndaj deputetes së LVV-së: Kërkon dorëheqjen e saj dhe t’i kthejë këto para

Aktuale

“Shpërthen” Adriatik Kelmendi ndaj deputetes së LVV-së: Kërkon dorëheqjen e saj dhe t’i kthejë këto para

Nga: N. Sh. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 23:13
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër pasi sot u publikuan të dhënat e shpenzimeve të karburanteve të disa deputetëve për seanca e komisione në periudhën nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Kelmendi në reagimin e tij në Facebook, i reagoi deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Yllëza Hoti, e cila ka shpenzuar 810 euro për dy muaj karburante.

Ai madje ka kërkuar dorëheqjen e deputetes, ku shkroi se, rasti i Yllëzës është i turpshëm, pasi ajo u zbulua që është kompensuar për udhëtim nga Prizreni, teksa fsheh Prishtinën si vendbanim të saj në Facebook.

Kelmendi në reagimin e tij, kërkon që të jap dorëheqje deputetja Hoti dhe t’i kthen paratë por edhe të kërkojë falje.

“Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje! E tash rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook. Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë”, shkruan ai.

Kelmendi ka numëruar mashtrimet e deputetes, teksa e ka konsideruar atë “mashtruese recediviste”.

“Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim. Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja. Mashtruese recediviste”, shtoi Kelmendi.

Gazetari ka kërkuar dorëheqjen dhe kërkim faljen nga deputetja.

“Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë! Si dhe partia të distancohet nga ajo. Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat