Hisen Berisha kërkon hetime për rastin e ministrit Sveçla

Aktuale

Hisen Berisha kërkon hetime për rastin e ministrit Sveçla

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 23:20
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka kërkuar hetime për raportimet të cilat më vonë u mohuan se kishte një urdhër për ta çuar me detyrim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Duke qenë se i njëjti raportim u mohua, Berisha pyet nëse u urdhërua gjykata nga politika ta anulojë urdhrin, apo raportimet ishin të pasakta. Për këtë ai kërkon, hetime të pandikuara politikisht.

“Duke parë interesin publik por edhe nisur nga fakti se informacioni është dhënë në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ që transmetohet në mediumin publik RTK, unë si deputet, duke ngritur dyshimin dhe shqetësimin për ndërhyrje të politikës dhe qeveritarëve drejtpërdrejtë në drejtësi, ftoj organet e prokurorisë që të pavarura, të papenguara dhe të pandikuara nga politika ta hetojnë ketë rast”, tha ai.

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” raportua gjatë ditës së sotme se Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë për ta sjellë me detyrim në seancë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi i njëjti mungoi në seancën e së enjtes, në gjykimin e rastit i cili ka të bëjë me protestën e qershorit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat