Hoxhaj për zhvillimet në Mal të Zi: Deputetët shqiptarë sot t’i japin fund qeverisë atje

Aktuale

Hoxhaj për zhvillimet në Mal të Zi: Deputetët shqiptarë sot t’i japin fund qeverisë atje

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 15:39
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar zhvillimet e fundit në Malin e Zi, duke thënë se shpresoj se sot deputetët shqiptarë atje do t’i japin fund qeverisë së Krivokapiqit dhe do të formojnë qeveri të re me kryeministër shqiptar

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka cituar një fjali të Biblës, duke shtuar se kjo fjali sot vlenë shumë për të ardhmen e Qeverisë së Malit të Zi.

““Kush predikon shpatën, nga shpata do të vdesë!” Kështu thuhet në Bibël. E sot vlen shumë kur vendoset për të ardhmen e Qeverisë së Malit të Zi të Kryministrit Krivokapiq, e cila nga formimi i saj e deri sot ishte manifestim i forcave të errëta të shovenizmit të mykyr serb!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se shpreson që miqtë e tij deputetë shqiptarë që sot në Kuvendin e Malit të Zi me votën e tyre do t’i japin fund kësaj qeverie dhe të formojnë qeveri të re, me Kryeministër shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat