Figuron në listën e shpenzimeve për naftë, flet Gramos Agusholli

Aktuale

Figuron në listën e shpenzimeve për naftë, flet Gramos Agusholli

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:40
Gramos Agusholli

Gjatë ditës së djeshme në media janë publikuar listat e harxhimeve të karburantit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

E, më së shumti janë kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kjo për shkak se ata përbëjnë partinë më të madhe në qeverisje.

Në lidhje me këtë temë për Insajderin ka folur edhe deputeti Gramos Agusholli, i cili është pjesë e listës së shpenzimeve së derivateve.

Agusholli tha se banon në Pejë dhe të gjitha bizneset familjare i ka atje.

”Unë, shtëpinë, familjen time, biznesin, punën si laborant dentar i kam në Pejë, banoj në Pejë”, tha ai.

Tutje ai shtoi se udhëtimet e tij nga Peja në Prishtinë i bën vetëm për të qenë prezent në Kuvend dhe për punën si anëtar në Komision.

“Udhëtimet e mija ne Prishtine gjate ditëve te punës ( e Hëne – e Premte ), janë ekskluzivisht për Parlament dhe për punën ne Komision. As edhe një pune te vetme nuk e kam për momentin ne Prishtine. Përveç këtyre qe i ceka “

Agusholli tha se për momentin nuk e ka asnjë punë të vetme në Prishtinë.

“As edhe një punë të vetme nuk e kam për momentin ne Prishtinë. Përveç këtyre qe i ceka”, shtoi ai.

Gjithashtu ai ka reaguar edhe në facebook në lidhje me këtë temë.

Postimi i plotë në facebook:

Pas një vale sulmesh nëpër rrjete sociale, të përcjellura me një mori ofendimesh, për shkak të shfrytëzimit të një privilegji, të cilin e ka përcaktuar rregullorja, sot deputetët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), që udhëtojnë nga qytetet tjera në Prishtinë, do të tërhiqen vullnetarisht nga kompensimii shpenzimeve të udhëtimit.

Dua ta potencoj se rregullorja daton që nga viti 2011, kohë kur unë as nuk jam marrë me politikë, e nuk kam qenë deputet.

Po e riktheksoj që në asnjë moment shfrytëzimi i kësaj të drejte(privilegji), nuk ka paraqitur shkelje të ligjit, dhe rimbursimi komplet është bërë nga Kuvendi, duke llogaritur distancën e vendbanimit të deputetit(kilometrazhën)dhe frekuencën e pjesëmarrjes në seanca dhe komisione. Ne as nuk dërgojmë fatura ose listë të shpenzimeve tjera, ato llogariten komplet nga Kuvendi, ashtu si e parasheh rregullorja.

Unë jetoj në Pejë, dhe për çdo seancë ose angazhim në Komision udhëtoj. Ama bash për secilën. Edhe në këtë pjesë kam qenë korrekt.

Nëse votuesit e mi janë ndjerë të ofenduar, unë kërkoj ndjesë, sepse angazhimi im në politikë nuk është për ndonjë përfitim ose keqpërdorim të parasë publike. Të paktën ata që më njohin nga afër e dinë këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat