Latifi tregon për masat që u miratuan sot në Qeveri: Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm

Aktuale

Latifi tregon për masat që u miratuan sot në Qeveri: Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:31
Rifat Latifi

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër virusit Covid-19.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se është marr vendim lidhur me orën policor, orarin e punës së gastronomisë, bartjen e maskës dhe për posedimin e dy dozave të vaksinës për hyrje-daljet në Kosovë.

“Hyrja në Kosovë u lejohet personave që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy doza apo me një nëse është nga Johnson&Johnos, vetëm me një dozë nëse ka edhe test PCR, ose personit që ka e ka kryer virusin në tre muajt e fundit. Hiqet obligimi i bartjes së maskës në hapësirat e hapura, ndërsa mbetet në të gjitha raste në ambientet e mbyllura. Kufizimi i qarkullimit është nga ora 00:00-05:00”, ka thënë ai.

“Lejohet aktiviteti i bibliotekave, kinemave, teatrove e të tjera deri në 50% të kapaciteteve si dhe hapen fitneset”, ka thënë ai.

Lidhur me masat që janë marrë me 21 janar të këtij viti, Latifi tha se kanë dhënë rezultate në përmirësimin e situatës me Covid-19.

“Situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Kemi vendosur lehtësimin gradual të masave. Këto dy javë që nga marrja e masave mund të themi se patën rezultat në dy aspekte, ngadalësimin e përhapjes së Covid-19 dhe gjendjes në institucionet shëndetësore“, ka thënë ministri Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat