Publikohet letra që PSD i ka nisur ambasadave dhe BE-së: Përmend komentet kundër LGBTI dhe afërsinë me VV-në

Aktuale

Publikohet letra që PSD i ka nisur ambasadave dhe BE-së: Përmend komentet kundër LGBTI dhe afërsinë me VV-në

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:48
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate i ka nisur një letër ambasadave të huaja në vend dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, duke kërkuar që të ndërmerren aksione pas emërimit të Arsim Halilit, si zëvendësdrejtor në RTK.

PSD e ka publikuar në rrjetin social Facebook letrën që u ka nisur ambasadave dhe BE-së, duke përmendur komentetet homofobike të Halilit dhe afërsinë e tij me LVV-në.

“Z.Halili ishte pushuar nga puna e tij si redaktor në RTK për shkak të deklaratave publike me të cilat e kishte fyer komunitetin LGBTI. Vendimi që një person i tillë homofob të emërohet si zv/drejtor në një televizion publik, i minon siguritë që një institucion publik duhet t’i ketë kundër urrejtjes dhe homofobisë ndaj komunitetit të diskriminuar të LGBTI. Për më shumë, ka indikacione që tregojnë se ky person është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, gjë që minon lirinë e këtij institucioni publik. Vendosja e tij në këtë pozitë nuk kontribuon në zhvillimin e një medium profesional dhe të pavarur, por shërben për të kundërtën”, thuhet në këtë letër.

Halili lidhur me disa komente të tij kundër komunitetit LGBTI, ishte degraduar nga pozita e tij e redaktorit në gazetar të kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat