Aktakuza për 53 milionë euro/ Deputeti i LVV-së paralajmëron burgun për Pal Lekajn

Aktuale

Aktakuza për 53 milionë euro/ Deputeti i LVV-së paralajmëron burgun për Pal Lekajn

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 19:28
Pal Lekaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe dy të tjerëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai në një postim në Facebook tha se Lekaj të shtunën bënte thirrje ‘hajnat në burg’, tani prokuroria ia plotësoj dëshirën.

“Të shtunën bërtitke hajnat në burg, ky e paska ditë kush po shkon në burg. Prokuroria ja plotësoj dëshirën”, deklaroi Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Allahile pse u deshtë 2 vjet për këtë aktakuzë?

Të shtunën bërtitke hajnat në burg, ky e paska ditë kush po shkon në burg.

Prokuroria ja plotësoj dëshirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat