Avni Klinaku kërkon urgjentisht zhbërjen e Gjykatës Speciale

Aktuale

Avni Klinaku kërkon urgjentisht zhbërjen e Gjykatës Speciale

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 21:23
Avni Klinaku

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka kërkuar zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpres “maskaradën e kësaj gjykate”.

“‘Gjykata Speciale fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së’. Në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës do të duhej që ta ndërpriste urgjentisht këtë maskaradë të kësaj gjykate!”, shkruan ai në Facebook.

Gjatë ditës së sotme në seancën kundër ish-krerëve të UÇK-Së, mbrojtja e Hashim Thaçit e ka akuzuar Zyrën e Prokurorisë Speciale se e ka fshehur deklaratën e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit, në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas avokatit të Thaçit, Pierre-Richard Prosper, fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.

“Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjera sesa Gjykata dhe Procedurat. Kjo (fshehja e deklaratave shfajësuese) shkatërron dhe tund sistemin e drejtësisë ndërkombëtare,” ka theksuar Prosper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat