Enver Hasani e komenton takimin e Besnik Bislimit me Lajçakun e Escobarin

Aktuale

Enver Hasani e komenton takimin e Besnik Bislimit me Lajçakun e Escobarin

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 00:44
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enever Hasani, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se përfaqësuesit e shtetit duhet të kenë kujdes në veshje e sjellje, sepse sipas tij, përmes tyre përçohet mesazhi për Kosovën.

Hasani u pyet lidhur me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kur tha se mënyra e qëndrimit dhe këpucët fshira, janë shumë të rëndësishme.

“Po më vjen keq që po e them, por duhet ta them, përfaqësuesit e shtetit që shkojnë në Bruksel, janë edhe përfaqësuesit e tu edhe të gjithëve. Prej mënyrës se si veshësh, ulësh, sillesh, flet… ato përçojnë mesazhe për Kosovën, ose e turpërojnë ose e bëjnë krenare”, ka thënë Hasani. 

“Prej mënyrës se si e vesh kravatën, ngjyrat që i vesh të kravatës, mënyrat se si e vë këmben mbi këmbë, këpucët a i ke të fshira dhe të gjitha këto… sepse s’mundesh me shku atje me kravatë sikur me shku me lu biliard”, shtoi Hasani.

Besnik Bislimi para katër ditësh u takua me MIroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, ku zëvendëskryeministri u kritikua për qëndrimin e tij me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat