Suspendohet polici pasi kritikoi publikisht shpenzimet e deputetëve për derivate

Aktuale

Suspendohet polici pasi kritikoi publikisht shpenzimet e deputetëve për derivate

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 10:16
Amir Hoxha

Zyrtari policor, Amir Hoxha, ka njoftuar të premten vonë se është suspenduar përkohësisht në afat prej 3 ditësh, pas një postimi që kishte bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku kishte shprehur pakënaqësitë për mospagesën e shujtave për policët.

Në postimin e tij, Hoxha kishte përmendur edhe kompensimet e deputetëve për derivate duke thënë se “një polic mund të lihet pa bukë në kryerje të detyrës ama deputeti pa karburante kurrsesi jo. Turp ju qoftë, prapë dora jonë do ju ndëshkoj o të shkretë”.

E arsye për suspendimin e tij, ai tregon se është “preteksti se unë kam kryer vepër penale apo shkelje të rëndë disiplinore”.

“Me sa di unë, me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës  ‘fjala e lirë apo shprehja e një pakënaqësie e cila është e bazuar në ligj’ nuk paraqet vepër penale”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

“Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjalës sime me ndërgjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na behet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”.

Mes tjerash, thotë se deri sot ka besuar që jeton në një vend demokratik, ku fjala e lirë mbrohet dhe ruhet si vlerë, por “në këtë pikë paskam gabuar”.

“Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta që vet i përdor për ruajtjen e qenësisë së po atij pushteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat