Krasniqi del me pesë propozime për karburantet e deputetëve

Aktuale

Krasniqi del me pesë propozime për karburantet e deputetëve

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 10:54
Albert Krasniqi

Hulumtuesi i KDI-së (Instituti i Kosovës për Demokraci), Albert Krasniqi, pas publikimit të shpenzimeve të udhëtimeve të deputetëve ka dalë me pesë propozime të cilat ia ka drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë rishikim të sistemit të kompensimeve financiare të deputetëve të cilët marrin pjesë në seanca e mbledhje të komisioneve, shpenzimeve të transportit brenda dhe jashtë vendit, dhe të komunikimit.

“Kuvendi i Kosovës duhet të bëjë rishikim të tërësishëm të sistemit të kompensimeve financiare të deputetëve, veçanërisht të mëditjeve për pjesëmarrje në seanca dhe mbledhje të komisioneve, shpenzimeve të transportit brenda dhe jashtë vendit, dhe të komunikimit”, shkruan Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se mbështetja e deputetëve për të kryer punën e tyre dhe vlera që marrim për paratë që shpenzojmë duhet të balancohet dhe se transparenca, llogaridhënia dhe eliminimi i dyshimeve për abuzim duhet të jenë parimet mbi të cilat duhet të bëhet ky rishikim.

“Duhet të balancohet mbështetja adekuate e deputetëve për të kryer punën e tyre dhe vlera që marrim për paratë që shpenzojmë. Transparenca, llogaridhënia dhe eliminimi i dyshimeve për abuzim duhet të jenë parimet mbi të cilat duhet të bëhet ky rishikim”, shkruan tutje Krasniqi.

Sipas Krasniqit, deputetët duhet të kenë të drejtë të kenë në mbulimin e shpenzimeve të transportit për shpenzimet të cilat janë të pashmangshme, të nevojshme dhe ekskluzivisht në funksion të kryerjes së detyrave parlamentare.

“Deputetët duhet të kenë të drejtë të mbulimit të shpenzimeve të transportit për shpenzimet të cilat janë të pashmangshme, të nevojshme dhe ekskluzivisht në funksion të kryerjes së detyrave parlamentare”.

Lidhur me këtë Krasniqi ka dalë me pesë propozime për shpenzimet e deputetëve për karburante.

“Në këtë drejtim duhet të:

Ndryshohet mënyra e kalkulimit të shpenzimeve. Vendimi për kompensimi automatik vetëm me deklarim të vendbanimit duhet të shfuqizohet. Duhet të parashihen disa mënyra të transportit për të cilat caktohen tarifa të veçanta. Nëse një deputet vjen në Prishtinë me autobus, nuk ka pse t’i kompensohet shuma sa për një biletë të aeroplanit;

Kërkohet dëshmia e shpenzimit (fatura që përkon me datën e aktivitetit), dhe arsyetimi i nevojës për të kryer atë shpenzim;

Caktohet limiti i shpenzimeve mujore;

Krijohet një mekanizëm i pavarur që në të ardhmen verifikon rastet që dyshohen për abuzim. Raportet e verifikimeve duhet të publikohen. Duhet të parashihen sanksione për deputetët që shkelin rregullat;

Publikohen të gjitha shpenzimet e deputetëve në baza mujore dhe në mënyrë të detajuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat