Njeriu i afërt i Vuçiqit e pranon se UDB-ja ka vrarë Jusuf Gërvallën

Aktuale

Njeriu i afërt i Vuçiqit e pranon se UDB-ja ka vrarë Jusuf Gërvallën

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:50
Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Vrasja e Jusuf Gërvallës mbetet akoma një prej temave më të diskutuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

E derisa autoritetet e regjimit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, heshtnin karshi kësaj vrasje, së fundmi një ish-UDB-ash, përkatësisht Bozha Spasiq ka qenë i ftuar në një debat televiziv në Serbi, ku ka folur haptazi për këtë çështje.

Njeriu i afërt me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje tregoi në detaje se si është realizuar operacioni për vrasjen e babait të ministres aktuale të Kosovës, Donika Gërvalla.

E pas publikimit të një pjese të kësaj interviste, ka pasur reagime të ashpra, e ndër ta është edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla e cila ka shkruar në Twitter se kjo intervistë do të duhej të shërbente si provë në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat