Pozhari prek me fjalët për vëllaun e tij – tregon momentin që hyri në dhomën e tij

Aktuale

Pozhari prek me fjalët për vëllaun e tij – tregon momentin që hyri në dhomën e tij

Nga: M.H. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 20:58
Ardonit Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari përmes një postimi në facebook ka shkruar përsëri për vëllaun e tij, i cili është duke luftuar për jetë në spital.

Pozhari tregon që ka hyrë në dhomën që gjendet vëllau I tij për ta parë më afër, përcjell “Bota sot”.

Duke mos hezituar ai tregoi një pjesë të fëmijërisë që së bashku kanë kaluar duke u lutur që Ardoniti të mos dorëzohet dhe të jenë si më parë.

Postimi i plotë

Sonte morra guximin të hyj tët vizitoj, ëngjulli i vëllait. Në shtratin që të mban të lidhur me aparatura, të tjerëve mund t'i dukesh si një luan i plagosur që lufton për jetë. Por, për mua mbetesh i vogli im. Vëllai që e mbaj në mend nga përkundja në djep, nga hedhja e hapit të parë, buzëqeshja parë, vaji i parë....

Kujtimet morrën hov. Derisa të afrohesha kujdesesha njëjtë si kur ishe i vogël që mos të ta prish gjumin. Që të rritesh, të bëhesh ky që je. Në vëllezërit e mëdhenj e bartim edhe barrën e kujtimeve që ju të vegjlit nuk e keni - e mbajmë në mend erën e juaj nga lindja e deri tek çasti kur Zoti na ndanë. Të përkëdhela qetazi. Të thashë të zgjohesh sepse të presim të dërrmuar. Për një çast mu duk vetja i pafuqishëm, egoist. Po e mendoja veç dhembjen time, pafuqinë time, ndërkohë që ti vazhdon të luftosh për të 16-tën ditë me radhë një betejë që për këdo tjetër do të ishte e papërballueshme. Mu duk sikur një dorë të përkundte njëjtë si kur ishe i vogël. Sikur të ishte dora e padukshme e ëngjejve që qëndronin midis dashurisë time për ty dhe mëshirës së Zotit.

Lotët më rrëshqitën. Dola që mos të të shqetësoj ty. E ndjeja se po thyhem dhe thërrmijat e mia po shndërroheshin në kujtime. Vrapova ta zë shpresën, ti them se jam i gatshëm të kacafytem edhe me vdekjen, veç që t'ia shoh vëllait tim sërish buzëqeshjen.

Ardonit, shpirtbardhi im, mos u dorëzo! Kam frikë se po u dorëzove ti, unë do të shndërrohem në tjetër njeri. Mua më jep forcë mirësia e juaj... pa buzëqeshjen tënde nuk di të jetoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat