“Pasojat do të jenë të mëdha”, Ibrahimi paralajmëron për lobimin e kongresistëve për Serbinë

Aktuale

“Pasojat do të jenë të mëdha”, Ibrahimi paralajmëron për lobimin e kongresistëve për Serbinë

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Ilir Ibrahimi

Analisti politik Ilir Ibrahimi, ka komentuar për lobimin e Serbisë, derisa ka thënë se ajo punon vazhdimisht ndërsa që Kosova është në gjumë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot kemi kongresistë amerikanë që lobojnë për çështjet e Serbisë ndërkohë që Kosovës as që i dëgjohet zëri, derisa ka paralajmëruar se nëse vazhdon kështu, pasojat do të jenë të mëdha, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Lobimi është një proces i gjatë dhe i vazhdueshëm, frytet e së cilit nuk shihen menjëherë.

Kosova si rezultat i lobimit të vazhdueshëm, ka arritur të sigurojë shumë të mira të cilat sot i gëzojmë.

Gjatë viteve të para shpalljes së pavarësisë, kemi qenë krenarë që shqiptarët kanë pasur një ndër prezencat më të fuqishme lobiste në Washington.

Sot gjërat kanë ndryshuar. Përderisa Serbia ka punuar vazhdimisht, Kosova është në gjumë.

Rezultatet po shihen.

Sot kemi kongresistë amerikanë që lobojnë për çështjet e Serbisë ndërkohë që Kosovës as që i dëgjohet zëri.

Nëse vazhdohet kështu, pasojat do të jenë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat